Çështja “Tahiri” është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare. “Bie akuza për drogë për ish-ministrin shqiptar, fajtor për shpërdorim detyre”, është titulli i prestigjozes “Reuters”.

“Gjykata shqiptare e shpalli fajtor ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahirin të enjten për shpërdorim detyre, por të pafajshëm për trafik roge dhe e dënoi atë me tre vjet shërbim prove. Prokurorët donin që Tahiri, dikur një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Edi Rama, të burgosej me 12 vjet për akuzën e korrupsionit, trafikut të drogës dhe të qenurit pjesë e një grupi kriminal, një rast që ka tronditur administratën e majtë.

Vendimi vjen një muaj para se vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të interesuar të shohin Tiranën të rritë luftën e saj kundër korrupsionit, të takohen për të vendosur nëse do të mbështesin ofertën e Shqipërisë për të filluar bisedimet e pranimit të rekomanduara nga Komisioni i BE, shkruan Reuters.

Të njëjtën titull ka pasur edhe ” Euronews”.

Gjykata për Krime të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri vetëm për shpërdorim detyre. Vendimi është 5 vite burg vetëm për shpërdorim detyre. por me gjykim të shkurtuar arrin në 3.4 vite burgim, por në konvertim sipas Gjykatës kthehet në shërbim prove 3 vite. Sipas vendimit, Tahiri për 5 vite nuk duhet të kryejë funksione publike.