Në Këshillin e Mandateve flet Saimir Tahiri. Ish ministri i Brendshem deklaron se është gati të dalë në gjyq ligjor qoftë dhe politik, t’i kontrollohet dhe banesa por nënvizon se nuk do të pranojë pranga politike në duar.

Duke debatuar me deputetin Enkelejd Alibeaj Tahiri deklaroi: Pranga politike në duar nuk pranoj, Harroje! Unë si ty që të rri në një parti me kriminelë nuk jam. Apo të rri në parti me hajdutë spektakolarë që i kanë shpëtuar drejtësisë nuk jam.

Saimir Tahiri: Jua them qartazi. Unë do jem këtu dhe nuk do lëviz asnjë sekond derisa të dalë e vërteta. Të hetohet gjithçka për të dalë e vërteta. Unë nuk i përkas rracës politike që kur prokurori hetonte bëhej lavire. Kërkoj që e vërteta të dalë në dritë pa asnjë lloj hezitimi. Do kërkoj çdo provë, por do refuzoj nga dita e parë deri në ditën e fundit çdo lloj politizimi të skenarit politik të llumit, të rrugës apo kujdo llojit tjetër të më vërë mua ngarkesa të padrejta mbi shpinë. Përpjekja ime për drejtësi nuk është gjunjëzim

S’arrestohem për kushërinjtë banditë, a do ta bënte Alibeaj

“Unë nuk kam as patentë kamioni dhe as linjë kamionësh. Kërkoj prova për çdo veprim që prokuroria mendon se unë kam shkelur ligjin. Nuk pranoj të arrestohem për dy kushërinj të mi të largët. Një familjar i yti ka vrarë një njeri a do të pranohej ti të shkoje në burg pse familjari yt vrau një njeri

Artikulli paraprakAVOKATI MBRON TAHIRIN KUNDËR PROKURORISË: PO BËHEN GJËRAT FSHATÇE
Artikulli tjetërTAHIRI SFIDON: BERISHA, SHKELZENI, META, MONIKA E BASHA TË PËRBALLEN ME MUA