Çështja e Emiljano Shullazit dhe kërcënimet e prezumuara të tij ndaj profesor Mynyr Konit dhe disa biznesmenëve kanë qenë në qendër të debatit parlamentar të kësaj të enjteje, që ka patur tone të forta mes pozitës dhe opozitës.

Ish-kryeministri Berisha, duke e cilësuar ekzekutivin aktual si një organizatë kriminale, u ka bërë thirrje qytetarëve që të armatosen kundër saj. Duke reaguar ndaj thirrjes së ish-kryeministrit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka cilësuar atë si skandaloze dhe ka bërë thirrje që prokuroria ta ndjekë rastin si vepër penale. 

Artikulli paraprakFSHF PREZANTON “ARENËN KOMBËTARE”
Artikulli tjetërAKSIDENT NË SHKODËR, DËMTOHET 12-VJEÇARI