Të paktën 13 viktima janë shënuar nga rëshkitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut në Vietnam.

Mediat vendase raportojnë se, viktimat ishin pjesë e ekipit të shpëtimit.

Personat ishin pjesë e grupit prej 21 anëtarësh që ishin angazhuar për të ndihmuar punëtorët e bllokuar në një hidrocentral në ndërtim të goditur nga rrëshqitja e dherave në provincën Thua Thien Hue.

Anëtarët e ushtrisë u bllokuan gjatë rrugës për në hidrocentral, duke i kushtuar edhe jetën.

Trupat e viktimave ende nuk janë identifikuar, ndërsa misioni i shpëtimit po vazhdon. Incidenti ndodhi më shumë se 10 kilometra nga rruga kryesore. Pak trupa janë tërhequr nga zona. Rrëshqitjet e tokës kishin goditur hidrocentralin Rao Trang-3 të hënën në mbrëmje. Autoritetet po përdorin anije për të kapërcyer rezervuarin e hidrocentralit Huong Dien dhe për t’iu afruar digës.

Shirat e dendur kanë goditur Vietnamin që nga fundjava e kaluar, duke shkaktuar përmbytje në provincat qendrore të Vietnamit e duke vrarë gati 20 njerëz, ndërsa 14 rezultojnë të zhdukur.

Vendi i Azisë Juglindore po përgatitet për tajfunin e shtatë, Nangka. Zyrtarët e meteorologjisë kanë parashikuar reshje të vazhdueshme shiu në rajon, të paktën deri në 20 Tetor.