Prezantimi dhe prania e ambasadorit të ri Italian në Shkodër Alberto Cutillo është shfrytëzuar edhe për të bërë një informim mbi thirrjen e katërt për aplikim të bashkive të reja në programin IADSA, program i Konvertimit të Borxhit,

një marrëveshje e firmosur mes dy qeverive, asaj italiane dhe shqiptare. Drejtorja për Italinë Mariarita Capirci tregoi fushat në të cilat duhet të aplikojnë kryesisht bashkitë e reja. E pranishme gjatë takimit informues mbi aplikimin në programin IADSA ishte vetëm kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ndërsa krerët e tjerë të bashkive të këtij qarku mungonin. Afati i fundit për dorëzimin e projekteve është 28 janari i vitit të ardhshëm.

Artikulli paraprakPROTESTA E OPOZITES PARA PARLAMENTIT
Artikulli tjetërMEDIAT DHE ROLI MBI URRETJEN DHE DISKRIMINIMIN