Në sallën e konferencave pranë Fakultetit Ekonomik në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës u zhvillua seminari kombëtar “Zhvillimi dhe integrimi i praktikës Akademike në metodën e kërkimit shkencor”. Gëzim Dibra, zëvëndës rektori i universitetit të Shkodrës tha se ky takim ka rëndësi të madhe edhe për projektligjin që lidhet me reformën në arsim.

Melita Kavaçeviq, ekspertja e bashkimit europian dhe përfaqësuese e universiteit të Zagrebit foli për rëndësinë e reformës në arsim.
Seminari kombëtar “Zhvillimi dhe integrimi i praktikës Akademike në metodën e kërkimit shkencor” u organizua nga grupi i ekspertëve të arsimit të lartë në Shqipëri dhe grupi i ekspertëve nga projekti i studimit Erasmus+.