Zhvillimi i rajoneve Shkodër, Lezhë dhe Kukës. Ky ka qenë fokusi i takimit të tretë të kryer në Shkodër në Hotel Colosseo i Agjensisë për Zhvillim Rajonal 3.

Qëllimi i takimit ishte identifikimi i potencialit të rajoneve dhe sfidat që këta qarqe përballen dhe për shpërndarjen sa më të rregulltë të fondeve në dispozicion.

Fillimisht do të ndahen në mënyrë hierarkike të gjitha nevojat emergjente.

Nevojat që rajoni 1, i cili përfshin qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë kanë janë të mëdha, ndërsa edhe problematikat gjithashtu.

Eveidentimi i problematikave ka në synim edhe nxjerrjen e potencialeve që kanë këto zona, në mënyrë që të merret rruga e zhvillimit në dy muajt në vazhdim. Potenciale ekonomike, natyrore dhe turistike.

Bashkitë, në këtë projekt konsiderohen partner kryesor që do të mund të kontribojnë në krijimin e një pamje sa më të qartë të problematikave.

Këto tre qarqe janë ndër më problematikët përsa i përket zhvillimit të ekonomisë. Shumë zona përballen me varfëri jo të vogël.

 

Artikulli paraprakBANORËT E PËRMBYTUR KËRKOJNË DËMSHPËRBLIMIN
Artikulli tjetër“WEST UNIVERS”, 6 TË NDALUARIT “ARREST ME BURG”