Në valën e akuzave dhe reagimeve për taksën e Rrugës së Kombit, vjen përgjigja e kryeministrit Edi Rama.

Nga foltorja e Kuvendit Rama tha se ka dy drejtime në këto diskutime, rruga e arsyet dhe ata që nuk mbajnë përgjegjësi për atë çka thonë, duke shigjetuar kështu opozitën.

Teksa nënvizoi faktin se kjo nuk është një taksë, por një tarifë, Rama pohoi se ky hap ishte i domosdoshëm për mirëmbajtjen e aksit në fjalë.

Mes të tjerash ai risolli në vëmendje edhe një deklaratë që kishte bërë Berisha në vitin 2010, kohë kur ishte kryeministër, kur ishte hedhur edhe ideja për vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit.

“Ky është një debat që nuk ia vlen. Ka një anë që ecën në rrugën e arsyet, dhe një anë që nuk mban përgjegjësi për atë që thotë. Ndërkohë që ia vlen patjetër shpjegim, pasi kjo është eksperiencë e parë për vendit tonë që është i vetmi vend në Europë dhe rajon që nuk ka pasur asnjëherë një eksperiencë të tillë.

Ndaj ia vlen shpjegimi. Vendimmarrja për të vendosur jo taksë, por tarifë për përdoruesit e rrugës së Kombit, e ka zanafillën në vitin 2010, pasi në këtë vit kryeministri i kohës, (Sali Berisha) ka marrë iniciativën për të hapur këtë proces.

Dhe ka thënë publikisht si rrallë në karrierën e tij atë që sot mohon; e ndërtuam, por për ta mirëmbajtur nuk e mirëmbajmë dot. Kjo nuk është fjalë kot. Pamundësia ka sjellë degradime.

Jemi dëshmitar të gjithë së bashku se si ekranet janë mbushur me faqe të degradimit të atij aksi; rrëshqiti këtu, ra atje. Historiku është fare i qartë”, tha Rama.

Artikulli paraprakPERMBYTJET, 3300 HA TOKË AKOMA NËN UJË
Artikulli tjetërQARKULLONTE ME ARMË ZJARRI, ARRESTOHET 23 VJEÇARI