NË LEZHË, BIZNESET DREJT FALIMENTIMIT, PD MBËSHTET TREGTARËT.Shumë njësi tregtarë në tregun e lirë të qytetit të Lezhës janë mbyllur pasi kanë falimentuar, ndërsa dhe shumë të tjera pritet që të kenë të njëjtin fat. Shkak për këtë situatë është bërë rritja e taksave, duke sjellë pamundësinë për ti përballuar ato pasi ka rënë ndjeshëm edhe fuqia blerëse.

Ndonëse jemi në prag të festave të fund vitit tregu i lirë i qytetit të Lezhës është pothuajse bosh, pasi konsumatorët nuk kanë mundësi blerje. Tregtarët kërkojnë që të rishikohen taksat që u janë vendosur, pasi në këtë formë do të jenë në listën e të papunëve.Apelit të tregtarëve për uljen e taksave i është bashkuar partia demokratike, kreu lokal i së cilës Paulin Marku, i bëri apel qeverisë të dëgjoje kërkesat e tregtarëve dhe tu japë zgjidhje.Tregtarët e Lezhës paguajnë aktualisht tatim të thjeshtuar mbi fitimin megjithëse shitjet janë tejet të ulëta, sigurime si dhe tarife për vendin e zënë në treg, kosto që deri më tani ka sjellë mbylljen e të paktën 20 bizneseve.