Tiranë, taksia përplas për vdekje një 62-vjeçare në semafor

 

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistuar mesditën e kësaj të diele në Tiranë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 62-vjeçarja V.K, e cila në momentin e përplasjes nga një mjet taksi “Mercedez Benz”, ka qenë duke kaluar semaforin në rrugën “Besim Alla”. Pavarësisht se iu dha ndihma e parë, gruaja  ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në kryeqytet.