Në kishën françeskane në Shkodër u kremtua mesha e shenjtë për festën e Shën Ndout. Përgjegjësi i kësaj kishe Aleksandër Tanushi është ai që e kremtoi.

Duke predikuar përpara besimtarëve guardiani i kishës françeskane në Shkodër tregoi rastin e vjedhjes në kishë mbrëmjen e kaluar duke dhënë edhe një mesazh për shoqërinë.

Lutjet në kishën françeskane shkuan edhe për të gjithë ata persona të tjerë të cilët kanë në mendjen e tyre gjeste të tilla aspak të mira që duke vjedhur nuk po dëmtojnë vetëm objektet e kultit por edhe shumë familje.

Policia vendore e Shkodrës arrestoi mbrëmjen e kaluar shtetasin Kristian Arra, 26 vjeç i cili hyri në kishën françeskane për të vjedhur por nuk arriti të marrë më shumë se 7 mijë lekë të vjetër dhe pas pak orësh u arrestua nga policia.