Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një konferencë për mediat mesditën e të shtunës, ka prezantuar rezultatet e kontrollit të Task-Forcës në institucionet shtetërore.

Gjonaj ka thënë se nga rezultatet e kontrolleve është dalë në përfundimin se 6 drejtorë nëpër rrethe duhet të largohen nga detyra.

Task-Forca ka ushtruar 35 kontrolle në institucione qendrore. Task Forca ka rekomanduar 28 largime nga detyra, dhe 6 largime drejtuesish.

Kemi hyrë në një fazë të thelluar në luftën kundër korrupsionit. Ata që do na bashkohen, si e vetmja mundësi për të ndryshuar kulturën e pandëshkueshmërisë.