Njësia Operacionale e ardhura nga Tirana ka mbërritur në qytetin e Shkodrës duke ushtruar kontrolle në disa pjesë të ndryshme të qytetit.

Taska Forca e cila ushtron këto kontrolle në të gjithë Shqipërinë kësaj radhe ka bërë një plan për pjesë të ndryshme brenda qytetit.

Deri më tani më shumë janë përqëndruar në rrugë kryesore si Shkodër-Tiranë apo të ngjashme në pjesë të tjera të vendit.

Kësaj here Task Forca është futur edhe brenda qytetit për të kontrolluar të gjithë drejtuesit që mund të kenë shkelje gjatë drejtimit të mjetit. Në këtë mënyrë sipas burimeve janë një numër i konsiderueshëm gjobash që njësia operacionale ka vendosur në Shkodër.

Po ashtu ka edhe një numër të lartë të lejeve të drejtim që janë hequr duke i dërguar në komision.

Fokusi i Task Forcës ka qenë mosvendosja e rripit të sigurimit, tejkalimi i shpejtësisë, mungesa e dokumentacionit të mjetit apo drejtimi nën efektin e pijeve alkoolike apo edhe përdorimi i celularit.

Kontrolle në Shkodër nuk ka bërë vetëm Task Forca e Tiranës. Policia Rrugore e drejtorisë vendore është përqëndruar tek ata që qarkullojnë me motorë.

Duke parë aksidentet e shtuara kohët e fundit të motorrëve, efektivët e Shkodrës prej ditësh janë mobilizuar për bllokimin e çdo mjeti të tillë për të cilët drejtuesit nuk posedojnë dokumentacionin e duhur apo janë vendosur gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas burimeve ka një numër të konsiderueshëm motorrësh të bllokuar. Këto aksione të policisë rrugore do vijojnë sërish për të ulur numrin e aksidenteve por edhe ndërgjegjësimin e drejtuesve.

Artikulli paraprakHIGJENA, ISHSH ZBARKON NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërKREU I KLSH: 110 MILIARD SHKELJE PËR 2017