Drejtoria e Hetimit Tatimor deklaron se gjatë kontrolleve të 4170 bizneseve për muajin tetor janë konstatuar me shkelje 1422 subjekte, ndërsa janë gjobitur me 45 milionë lekë.

Plani operacional u zbatua në Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër, Sarandë, si dhe në pikat e tregtimit të karburanteve në të gjithë vendin.

Shkeljet që u konstatuan;
18 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike, për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). Gjithashtu janë bllokuar ambientet e 6 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë);

335 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë);
344 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor;
163 tatimpagues janë penalizuar për mosdeklarim të punonjësve, ndër të cilët 32 janë me përgjegjësi tatimore “biznes i vogël” dhe 131 subjekte me përgjegjësi tatimore “biznes i madh”;

106 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilat është marrë masat e bllokimit, deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së;
74 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale dhe 81 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune.

Artikulli paraprakNËNAT MINORENE, 13 RASTE NË 10 MUAJ
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË NË RRUGËN E KOMBIT