Qytetarët akuzojnë drejtorinë rajonale të tatimeve dhe grupet e saj se po ushtrojnë terror ndaj bizneseve gjatë kontrolleve në luftën ndaj informalitetit. Në lagjen “Rus” një prej grupeve ka vendosur që të bëjë konfiskimin e mallit në një dyqan të vogël. Aty është dashur ndërhyrja e forcave të policisë sepse ka patur debate me personat që po shisnin.

Një prej qytetarëve thotë se në subjekte të tilla të vogla nuk është asgjë tjetër veçse terror.Po ashtu qytetarët thonë se si shkak i këtyre aksioneve shqiptarët duke mos patur rrugëzgjidhje tjetër detyrohen që të emigrojnë apo të kërkojnë azil në vende të ndryshme të Europës.Grupet e drejtorisë rajonale të tatim-taksave vazhdojnë kontrollet në të gjithë qytetin ndërkohë që nuk janë të pakta ankesat nga qytetarët duke qenë se nuk mund të konfiskohet malli pa faturë kur deri më sot bizneset e mëdha nuk kanë lëshuar faturë ose kur produktet janë futur në dogana përmes kontrabandës.

PUBLICITET