Ende bizneset në qytetin e Shkodrës nuk janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Nga ana tjetër drejtoria rajonale e tatim-taksave ka vazhduar me ditën e dytë të aksionit duke bërë kontrolle në të gjithë qytetin. Një prej inspektorëve thotë se pjesa më e madhe e bizneseve kanë marrë liçensat.

Ndryshe shprehen qytetarët që kanë biznese të cilët prej disa ditësh gjenden në sportelet e QKR dhe kërkojnë që tatim-taksat të shtyjnë këto kontrolle.Jo vetëm pritja e gjatë por një problem për qytetarët është edhe futja pa radhë e personave të ndryshëm.Ndodhemi në ditën e dytë të aksionit të drejtorisë rajonale të tatim-taksave por nga ana tjetër sporteli në QKR vijon të jetë i mbipopulluar. Qytetarët shprehen se QKR ka vonese dhe burokraci të kota që i bëjnë të sorollaten për ditë me radhë duke sjellë probleme edhe në punën e tyre por edhe duke i detyruar që të mbajnë qepenat e mbyllur për shkak të kontrolleve që kanë nisur prej dy ditësh nga drejtoria rajonale e tatim-taksave.

Artikulli paraprakKONFISKOHET BIZNESI PRANË QKR, ISHTE PA LIÇENSË
Artikulli tjetërVLLAZNIA, ZMIJANI SHFAQ OBJEKTIVAT: SYNOHET MESI I RENDITJES