Hetimi Tatimor në Shkodër ka bllokuar restorant San Françisko që ndodhet në qendër të qytetit. Një vendim i pakuptimtë ky për pronarin e këtij biznesi duke qenë se tatimorët shkojnë vetëm në qendër të qytetit duke goditur bizneset e mëdha dhe të rregullta.

 

Nikolin Shqau është pronari i cili tregon padrejtësinë që kanë bërë në biznesin e tij duke ia bllokuar. Ky bllokim i qëllimshëm thotë pronari i restorantit ndikon edhe tek klientët ndërsa tregon se është kthyer nga Amerika për të investuar në Shqipëri.

 

Petrit Gjelaj është kryekamarieri i cili është përballur direkt me grupin e inspektorëve tatimor. Kryekamarieri tregon se si disa turistë të huaj që qëlluan në restorant i kanë thënë se kjo që ndodh në Shqipëri nuk është askund tjetër.

 

Ajo që është më e çudtishmja është se një tjetër kontroll tatimor i para 3-4 ditëve ka patur një qëndrim krejt tjetër nga grupi i cili bëri bllokimin e restorantit. Leonard Kalori është kamarieri tjetër i cili vitin e kaluar ka patur një tjetër përballje ndërsa rrëfen edhe një gjobë që tatimorët kanë vendosur pa arsye.

 

Një prej restoranteve i cili frekuentohet edhe nga turistë të huaj do të qëndrojë i bllokuar për një kohë të pacaktuar ndërsa krijon një imazh aspak pozitiv duke qenë se ndodhet në qendër të qytetit në pedonalen “Kolë Idromeno” aty ku numri i të huajve është i lartë.