QYTETARËT DHE TAKSISTËT KËRKOJNË TË MIRËMENAXHOHET TRANSPORTI ME TAXI .

Shkodra, qyteti me i madh verior, ka probleme te shumta me tranportin qytetas, ne kete qytet me rreth 120 mije banore nuk gjendet asnje kompani taxish. Ka shume taxi te cilat operojne ne qytetin e shkodres por nuk ka nje kompani qe i drejton keto taxi keshtu per qytetaret por edhe per turistet eshte e veshtire te gjejne nje taxi perderisa nuk ka te pakten nje numer kontakti
Nderkohe edhe vete taksistet tregojne se do ishte me mire sikur te kishte nje kompani taxish keshtu udhetaret do e kene me te lehte dhe me komod transportin me taxi dhe puna e tyre do ishte me e frytshme
Ne shkoder ka taxi te liçensuara nga bashkia e shkodres megjithate edhe keto taksi punojne pa taksimeter ato e vendosin vete cmimin, prandaj nisur edhe nga kerkesa e qytetareve dhe e taksisteve gjithashtu nevojitet qe Bashkia te krijoje nje strukture qe transporti me taxi ne shkoder te jete i sistemuar ne nje vendqendrim, I licensuar dhe te operojne me taksimeter e gjithashtu te kete nje numer te cilin cdo qytetar apo turiste te gjeje lehtesisht.

Artikulli paraprakTRAGJEDIA E MH17, MBLIDHEN TRUPAT E 196 VIKTIMAVE
Artikulli tjetërENDE I PAQARTË FATI I “SKENËS VERORE”