Ndarja nga jeta e Ervid Palaj ka lënë një dhimbje të madhe tek të afërmit e tij. Para ceremonisë mortore me dhjetra të afërm, miq dhe shokë të 29 vjeçarit shkuan për të ngushëlluar familjen e tij.

Daja i Ervidit Ndue Pali tregon se ajo që ka ndodhur është një ngjarje e rëndë ndërsa një i afërm i familjes Kolë Noshi thotë se vdekja e 29 vjeçarit ka shuar të gjitha familjen.

Edhe për të afërm të tjerë është një humbje e madhe ndëra tregojnë se Ervid Palaj ishte një djalë që gëzonte respektin e të gjithëve.

Ervid Palaj, djali i vetëm i shtëpisë humbi jetën në plazhin e Velipojës ndërsa ndodhej në ujë bashkë me të fejuarën Lori Bardeli dhe motrën e tij Ela Palaj.

Të tre i ka zënë batica dhe deti i ka tërhequr drejt vetes duke mos i lënë të dalin në breg. 29 vjeçari është munduar që të mbajë të fejuarën e tij që të mos mbytej duke bërë që të pinte ujë për vete.

Duke parë rrezikshmërinë disa persona kanë shkuar duke ndihmuar fillimisht dy vajzat të cilat arritën të shpëtojnë ndërsa 29 vjeçari u nda nga jeta. Ervid Palaj pas një jave do martonte motrën ndërsa kishte rreth 7 muaj i fejuar.

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE