Këto janë pamjet që ofrohen nga argjinatura e Kirit . Banorët aty pranë por edhe persona të tjerë vazhdojnë që të hedhin pa kriter mbeturina duke ndotur në të gjithë gjatësinë e saj argjinaturën

Edhe pse shpesh herë është thënë që argjinaturat duhet të mbrohen e madje të mirëmbahen e të investohen, tek argjinatura e lumit Kir ndodh e kundërta.

Çdo ditë aty sasia e mbeturinave që hidhen është e konsiderueshme.Një problem shqetësues është edhe dëmtimi i përditshëm i argjinaturës.

Përballë kësaj situate të gjitha institucionet përgjegjëse tregohen indiferente edhe pse janë të vetëdijshme për dëmet që mund ti shkaktojë ky lum qytetit të Shkodrës dhe banesave aty pranë.

Duket se bashkia e ka humbur betejën me mbeturinat të cilat në fakt kanë janë kthyer në një mbretëri të fuqishme në territorin e Shkodrës.

E për fat të keq ata që e ndotin këtë vend që janë banorët, i ndiejnë pasoja duke jetuar me frikën e përmbytjes sa herë ka reshje shiut.Përvec kësaj i nxehti këtyre ditëve rrezikon përhjapjen e ndonjë epidemie.