Vetëm gjatë javës së kaluar policia rrugore e Lezhës ka pezulluar 153 leje drejtimi, ndërsa janë proceduar penalisht edhe 7 drejtues mjetesh.

Kontrollet kanë konsistuar për pije alkoolike, për shpejtësi, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, për mosvendosje të rripit të sigurimit, të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalim të gabuar, etj , që janë burime të aksidenteve.

Gjatë këtyre kontrolleve, janë proceduar penalisht 7 drejtues mjetesh për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” ( pa leje drejtimi).

Janë pezulluar 153 Leje Drejtimi për “Shpejtësi tej normave të lejuara” dhe ” Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”.

Ndërkohë janë vendosur edhe 790 masa më të lehta administrative.