Ministria e Drejtësisë njofton se nga tërmeti dëmtime ka vetëm në seksionin nr. 2 të burgut të Lezhës, ndërsa 119 të dënuarit janë transferuar në burgun e Reçit në Shkodër.

Ministrja Gjonaj e shoqëruar nga shtabi i emergjencave gjatë këtyre orëve ka inspektuar nga afër burgjet më të prekura nga lëkundjet sizmike në Lezhë, Durrës, Fushë-Krujë dhe “Jordan Misja”( burgu313).

Ministrja shprehet se gjendja shëndetësore e të dënuarve dhe paraburgosurve në të gjitha burgjet paraqitet e mirë dhe pa probleme. Të frikësuar pas tërmetit ata kane kërkuar që të lirohen nga qelitë dhe të nxirren në zonën e ajrimit. Por ministria thotë sot se gjendja e të dënuarve është e mirë.

Deklarata e plotë
Për shkak të situatës së krijuar si pasojë e lëkundjeve sizmike, Ministri i Drejtësisë ka ngritur shtabin e emergjencave me qëllim ndjekjen dhe përballimin e gjendjes aktuale në të gjithë IEVP-të e vendit. Që në momentet e para, me urdhër të ministrit të Drejtësisë, është rritur gatishmëria në masën 30% të policisë së burgjeve dhe grupeve të shoqërimit, duke kaluar në “Gadishmëri të përforcuar”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe në15 Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të cilat ndodhen në zonat e prekura nga fatkeqësia natyrore.

Ministrja Gjonaj, e shoqëruar nga shtabi i emergjencave gjatë këtyre orëve ka inspektuar nga afër të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale më të prekura nga lëkundjet sizmike, IEVP “Lezhë”, “Durrës”, “Fushë-Krujë” dhe “JordanMisja”( burgu313).

Nga vlerësimet e bëra deri më tani, pavarësisht gjendjes emocionale që ka shkaktuar paniku i lëkundjeve sizmike, gjendja shëndetësore te të dënuarit dhe paraburgosuritnë të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale paraqitet e mirë dhe pa probleme.Përveç dëmeve materiale nuk ka pasur asnjë problematikë tjetër lidhur me jetën dhe shëndetin e të gjithë punonjësve por edhe të dënuarve si pasojë e lëkundjeve sizmike.

Ekipet e vlerësimit të Ministrisë së Drejtësisë të shoqëruar nga ekspertët e fushës, kanë kryer verifikimet në të gjitha godinat e IEVP-ve, të cilat kanë rezultuar në tërësi pa probleme serioze. Problematike nga vlerësimi i kryer paraqitet vetëm për seksionin nr 2 të IEVP-së Lezhë, duke evidentuar mungesën e qëndrueshmërisë së kësaj godine.
Për këtë arsye, gjatë orëve të paradites së ditës së sotshmeu vendos evakuimi i 119 tëtë dënuarve që qëndronin në këtë godinë duke i transferuar në IEVP-në Shkodër.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve janë marrë masat maksimale të sigurisë për transferimin e të dënuarve dhe aktualisht ky proces ka përfunduar dhe të 119 të dënuarit të sigurisë së zakonshme janë sistemuar në IEVP-në Shkodër. Nga ana e Ministrisë së Drejtësisë janë marrë të gjitha masat për shtimin e punonjësve të policisë së burgjeve me qëllim funksionimin normal dhe garantimin e sigurisë.

Ministria e Drejtësisë së bashku me të gjitha strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe të sigurisë është e angazhuar maksimalisht në marrjen e të gjitha masave për përballimin me sukses të kësaj situate si dhe duke mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm të gjitha institucionet.