Jane 75 banore te cilet kane braktisur shtepite e mbushura me uje dhe jane strehuar ne kushte emergjente nga Bashkia Shkoder.

Te deshperuar dhe shumica prej tyre me probleme shendetesore si pasoje e lageshtires dhe traumes ato tregojne se kane merakun tek ajo cka kane lene pas. Demet ne banesat e tyre jane te medha dhe ato jane thuajse te pabanueshme

Ka nje jave qe stafi mjekësor eshte vene ne dispozicion te ketyre banoreve . Ato pranojne se ka vazhdimisht raste te shqetesimeve mjeksore tek te moshuarit por dhe femijet, ndaj asistenca aty eshte e domosdoshme.

Femijet transportohen ne shkolla nga bashkia Shkoder ndersa per tu kthyer ne banesa momentalisht eshte e pamundur pasi akoma ato jane te rrethuara nga uji.