Nëse të gjitha llojet e aktivitetit ekonomik kanë pësuar një tkurrje për shkak të krizës financiare, lojërat elektronike duket se nuk e kanë patur këtë fat.

Përkundrazi ambjente që më parë kanë qënë dyqane me shërbime të ndryshme janë kthyer në hapësira me lojera fati duke joshur qytetarët të provojnë fatin e tyre duke e kthyer vendin tonë një një Las Vegas të vogël në mes të Ballkanit.

Të tilla lojra janë duke zhvatur ndjeshëm xhepat e familjeve shqiptare duke u kthyer në një nga veset më negative të shoqërisë.

Sipas psikologes Antonjeta Pero , varësia që krijohet nga lojërat e fatit dhe bastet është e njëjtë me atë që krijohet nga droga.

Pero tregon se kazinotë duhet të zhvendosen larg qytetit në mënyrë që mos të ketë ndikim tek njerëzit vecanërisht tek të rinjtë e nxënësit që i kanë këto lojra fati përballë apo në afërsi cdo gjimnazi.

Sipas Peros qindra familje shkatërrohen çdo vit nga ky fenomen i cili prodhon divorce por edhe çon në ekstrem siç është vetvrasja.

Kumari është një plagë e shoqërisë e cila zbras xhepat e familjeve dhe parandalimi i tij është i vështirë për shkak të varësisë që krijojnë lojtarët

Artikulli paraprakVAZHDOJNË TËRMETET, QYTETARËT NË PANIK
Artikulli tjetërTËRMETI SHEMB BANESAT NË KURBIN