NË QËNDËR TË DISKUTIMEVE PRITET TË JETË DEKRIMINALIZIMI I KUVENDIT .19 janari do të shënojë çeljen sesionit të ri parlamentar për këtë vit. Ndryshe nga sesioni i shkuar ku opozita nuk u bë pjesë, prej bojkotit mbi 5-mujor, në orën 17:00 të kësaj të hëne ligjvënësit e majtë dhe të djathtë do të jenë sëbashku në aolën e Kuvendit për të diskutuar dhe miratuar kalendarin tre-javor të punimeve të Kuvendit të Shqipërisë .

Në draft-programin tre javor është parashikuar të jetë në axhendën e Kuvendit akt-normativ për buxhetin e vitit 2014 , dekreti i Presidentit Bujar Nishani për Gjykatën e Lartë. Gjatë këtij tre-javori do të diskutohet edhe dekreti i presidentit për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejkon, si edhe ligji për Forcat e Armatosura, i ndryshuar. Por në fokus të punës së Kuvendit për këtë sesion do të jetë reforma në drejtësi, e konsideruar një prioritet parësor i ekzekutivit dhe një nga kërkesat e Bashkimit Evropian për Shqipërinë. Komisioni i posaçëm parlamentar i konstituuar në fund të dhjetorit, të cilit pritet t’i bashkohet dhe opozita, konsiderohet si hapi i parë në përmbushjen e pritshmërive të larta për reformimin e sistemit të drejtësisë në vend. Nga ana tjetër Partia Demokratike ka njoftuar madje edhe ka dorëzuar në Kuvend kërkesat për ngritjen e dy komisioneve ajo e dekriminalizimit të politikës si edhe komisioni për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Duke qenë se tashmë Shqipëria ka hyrë në vit zgjedhor puna e kuvendit do të fokusohet edhe në këtë çështje si plotësimi i vendeve vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ky i fundit mjaft i rëndësishëm për mbajtjen e zgjedhjeve lokale 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE