Zyra e shtypit e Kuvendit njofton se Sesioni i V-të i Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Shqipërisë nis të hënën, 7 shtator 2015, në orën 17:00 Ky sesion pritet të jetë i nxehtë politikisht dhe kjo për shak të projektligjeve qe priten te diksutohen dhe qe kane shkaktuar shume debat. Fillimisht jane dy dekrete te Presidentit dhe 10 projktligje.

Mazhoranca ndonëse gezon shumicë absolute, do të jetë në provën e kartonave për të rivotuar ligjet e kthyer mbrashpt për rishqyrtim nga Presidenti i Republikës, ligjin e turizmit dhe atë të arsimit të lartë. Të dy ligjet mbajtën të ndezur debatin politik dhe gjatë muajit gusht, kur zyrtarisht politika dhe grupet e interesit pushonin. Kryeministri Edi Rama ishte i pari, por më pas dhe aletatët e tij në qeveri paralajmëruan votimin pa asnjë ndryshim të dy ligjeve të refuzuara si antikushtetuse nga kreu i shtetit Bujar Nishani.Por në shtator pritet një sesion i nxehtë politikisht pasi është koha kur do të diskutohen në Kuvend propozimet konkrete për dy reforma mjaft të rëndësishme, ate në sistemin e drejtësise dhe ligji i “dekriminalizmit”. Sot PD dorëzoi drafin e saj për dekriminalizimin. Në shtator pritet të diskutohen edhe disa ndryshime në Kodin e Punës dhe në atë rrugor dhe projektligjet për sistemin e depozitave dhe lojrave të fatit, që janë shoqëruar me kritika nga grupet e interesit.

Artikulli paraprakYOUNUS SOCIAL BIZNES, MBËSHTET BIZNESIN SOCIAL NË SHKODËR
Artikulli tjetërVAZHDOJNË OPERACIONET ANTIKANABIS NË SHKODËR