BURIME PRANË PS DEKLAROJNË SË NË GARË DO TË JËTË BIZNESMENI GJON GJONI. Më në fund e majta do të ketë kandidatin e saj zyrtar edhe për bashkin e Pukës. Burime pranë selise qendrore të Partise Socialiste bënë të ditura se Rama firmosi emrin e Gjon Gjonit si kandidat I të majtës për këtë bashki.

Gjon Gjoni I cili nuk ishte në listen e emrave të propozuar nga strukturat lokale të PS vjen nga shoqeria civile nën siglen e të majtës Të njëjtat burime pohuan se ky I fundit pritet të shpallet zyrtarisht gjatë orve në vijim ndërkoh që prezantimi me strukturat pritet te bëhet të henen . Selia lokale e Partise Socialiste ka heshtur lidhur me këtë lajm në pritje të njoftimit zyrtar, ndërsa emri I Gjon Gjonit një nga biznesmenet e qytetiti të Pukës duke se ështe dhe surpriza e paralajmëruar për këtë fushatë. Gjon Gjoni është I njohur në qytetin e Pukës si menaxher dhe biznesmen, I cili zotëron aksion në një prej bizneseve të rëndësishme të këtij qyteti. Ai vjen në këtë fushatë pa kontribute në politike, por me zotimin për ti dhënë qytetit një tjetër imazh duke e orjentuar atë drejt zhvillimit të turizmit malor si e vetmja industri që mund ti jap hov Pukës, një prej zonave me të varfra të Shqipërisë e cila prej 25 vitesh nuk ka njohur zhvillim

Artikulli paraprakRAZMA, DESTINACIONI TURISTIK I PËRKRYER PËR FUNDJAVËN
Artikulli tjetërFESTOHET 13 VJETORI I MUZEUT ETNOGRAFIK NË TUZ