Gjatë 7 mujorit të parë të vitit 2020 janë proceduar 177 punonjës policie, mbi 3-fishin e punonjësve të policisë të proceduar 7 vite më parë, në 2013-ën, ku ishin 70 efektivë të proceduar.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka publikuar statistikat e punonjësve të policisë së proceduar të implikuar në paligjshmëri.

Në statistikat e publikuara nga Lleshaj, vihet re se në 7 muajt e parë të vitit 2019 ka pasur numrin më të lartë të punonjësve të Policisë së proceduar 244, 70 më shumë se viti 2020 dhe 3-fish më shumë se në 2013.

“Lufta kundër krimit të organizuar, siguria rrugore, kundër kultivimit të narkotikëve dhe mbrojtja e territorit mbeten prioritetet kryesore të punës së Ministri së Brendshme dhe strukturave të saj për vitin 2020”,- thekson Lleshaj.

“Këto objektiva arrihen vetëm falë punës së punonjësve të Policisë me profesionalizëm, integritet dhe ndershmëri”,- vijon Lleshaj.

“Fokusi i Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave është ndëshkimi i punonjësve të implikuar në paligjshmëri. Këtu kërkohet bashkëpunimi dhe ndihma e qytetarëve për të evidentuar dhe goditur çdo veprim abuziv të punonjësve të rendit”, – thekson Lleshaj.

Sipas statistikave në vitin 2013 u proceduan 70 punonjës policie në shtatë muajt e parë të vitit, si të përfshirë në ngjarje ligjore. Në vitin 2019 ky numër u mbi trefishua në 244. Ndërsa në vitin 2020 ky numër zbriti në 177.

Artikulli paraprakHOT I RI, PREJ VITESH VUAJNË MUNGESËN E UJIT TË PIJSHËM
Artikulli tjetërTË DËNUAR PËR PENGMARRJE E TRAFIK DROGE, OFL IU NIS FORMULAR PËR DEKLARIM PASURIE 3 “TË FORTËVE”