Tregtimi I rrrobave të përdorura nga shitës ambulantë në pedoanlen e Molos krijon prej vitesh një pamje të pakëndshme për qytetarët që frekuentojnë këtë zonë në të gjithë stinët. Qytetarët shkodranë tregojnë se nisur nga kushtet e vështira ekonomike, I kuptojnë tregtarët ambulantë që janë në kërkim të hapësirave për të shitur produktet e rrobat e ndryshme, por nga na tjetër shprehen se kjo situatë po I zbeh funksionin e pedonales së Molos.

Zgjidhja më e mirë do të ishte krijimi I një tregu të përshtatshëm për shitjen e rrobave të përdorura tregojnë qytetarët.

Ky problem, disa herë është bërë public në media, në kërkim të një zgjidhje për situatën e krijuar. Sipas qytetarëve, kjo hapesirë në pedonale duhet të jetë sa më e zbrazët kryesisht pas fillimit të pranverës ku edhe fluksi I lëvizjesve vazhdon të rritet.

Artikulli paraprakRUÇI I PRET FJALËN RAMËS, KRYEMINISTRI E THUMBON: IKU FJALA E LIRË PA KUFI
Artikulli tjetërSHKODËR,BANORËT: KËRKOJMË RIKONSTRUKTIMIN E RRUGËS