Që nga dita e enjte ka hyrë në fuqi vendimi për vendosjen e maskave me detyrim në mjedise të hapura. Pavarësishtë këtij vendimi një pjesë e të moshuarve në qytetin e Shkodrës nuk i përdorin maskat mbrojtëse. Shkaku për mosrespektimin e Aktit Normativ është fakti se pensionistët thonë se nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të blerë maskat.

Vendosjen e gjobave për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, pensionistët nuk e kosniderojnë një vendim të duhur. Sipas tyre vendosja e gjobave dëmton edhe më shumë ekonominë e tyre.

Mbajtja e maskës me detyrim në mjedise të mbyllura dhe të hapura duhet të zbatohet nga të gjithë qytetarët, si masë parandaluese për të frenuar përhapjen e COVID-19.