Të krijosh një biznes me prodhime tradicionale nuk është e lehtë. Gjergj Hasanaj është biznesmeni nga Shkodra i cili ndërtoi furrën e tij të bukës “Te Mullini, bukë e laknur” për të sjellë prodhime tradicionale dhe me përbërje natyrale.

Ai tregon se kjo ide lindi gjatë bisedës që po zhvillonte me shoqërinë e tij të cilët punojnë në këtë sektor.

Bazën e parë materiale Gjergj Hasanaj e merr nga fermerët e NënShkodrës dhe nga zonat e thella malore si Dukagjini, pasi sipas tij gruri ka cilësi më të mirë.

Për vazhdimin e biznesit të tij, Gjergji e vlerësoi si të arsyeshme të kërkonte kredi pranë institucionit financiar FED Invest. Ai tregon se kredia e vogël që mori e ka ndihmuar për furnizmin e furrës së bukës me bazën e parë materiale.

Institucioni financiar FED invest prej vitit 2007 numëron një numër të madh të klientëve të cilët kanë gjetur mbështetje falë shërbimeve të këtij institucioni.

FED Invest ofron interesa dhe kushte konkurruese për zhvillimin e aktiviteteve në sektotin e bujqësisë, blegtorisë, agropërpunimit, agroturizmit, tregtisë dhe shërbimeve.

Artikulli paraprakVELIPOJË, DHURIM I GJAKUT PËR FËMIJËT TALASEMIKË
Artikulli tjetërMESI ATLETI KAMPIONI QË MBYLL KARRIERËN ME VLLAZNINË