Më shumë se 100 njerëz kanë vdekur për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur në shtetet indiane të Uttar Pradesh dhe Bihar, thanë zyrtarët.

Nga zonat e prekura kanë dalë imazhe dramatike të ndikimit të ujit nga përmbytja në jetën urbane.

Trafiku hekurudhor, lëvizja e automjeteve, shërbimet e kujdesit shëndetësor, shkollat dhe furnizimi me energji elektrike janë ndërprerë në të dy shtetet, thanë zyrtarët.

Një raport i qeverisë Uttar Pradesh tha se 93 njerëz kanë vdekur që nga e enjtja.

Sipas autoritetit shtetëror të menaxhimit të katastrofave, numri i të vdekurve në Bihar ka shkuar 29.