Numri i të vdekurve nga zjarret në Kaliforni e kalojnë 25 vetë, sipas zyrtarëve.Numri vjen pas gjetjes së 14 trupave të pajetë, në ose pranë qytetit të shkatërruar të Paradise, në veri të shtetit.

Kjo e çon numrin e të vdekurve atje në 23.Dy persona të tjerë u vranë në jug, pranë Malibu.Rreth 250,000 njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre për të shmangur flakët shkatërrimtare të tre vatrave të mëdha të zjarrit në këtë shtet amerikan.

Ndërkohë, Presidenti Donald Trump është shprehur me zemërim, duke vënë gishtin tek menaxhimi i dobët i autoritetit të pyjeve për zjarret.Zjarri filloi të përhapet të enjten, dhe zjarrfikësit ishin të pafuqishëm për të ndaluar atë duke shkatërruar qytetin Paradise.

Një tjetër zjarr përfshiu restortin e plazhit të Malibu të premten dhe tani është dyfishuar në madhësi.Ky zjarr, i njohur si Ëoolsey, tani mbulon një sipërfaqe prej 28,000 hektarë.Ndër qytetet nën urdhrat e evakuimit është edhe Thousand Oaks, ku një person i armatosur vrau 12 vetë në një tërbim të mërkurën.

Paradise, një qytet i vogël në Kaliforni më 27 mijë banorë, është gati e gjitha e shkatërruar.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE