Viti 2018 ka qenë një vit me humbje të mëdha në botën e artit dhe jo vetëm. më poshtë ju sjellim një listë të shumë personazheve që kanë humur jetën, duke lënë pas triumfe që mbeten të shkruara në emrin e tyre.

Ky vit që po ikën ka lënë pas humbje të mëdha pasi njerëz të njohur në të gjithë botën humbën jetën. Më poshtë BBC, ju sjell një listë të disa personave si shkencëtarë, këngëtarë, autorë librash, dhe shumë të tjerë që u ndanë nga jeta në 12 muajt e fundit.

Profesori Stephen Haëking
Fizikanti britanik dhe autor i disa librave dhe studimeve që luftoi sëmundjen e vet për tu bërë një nga shkencëtarët më të mirë dhe më të njohur të gjeneratës së tij.

“Së pari, mos harroni të shihni lart yjet dhe jo poshtë këmbët tuaja. E dyta, mos hiqni dorë nga puna. Puna ju jep kuptimin dhe qellimin dhe jeta është bosh pa të. Së treti, nëse jeni fatlum të gjeni dashurinë, kujtohuni që është aty dhe mos e hidhni tutje”.

Aretha Franklin
E njohur si Mbretëresha e Shpirtit, një ikonë e lëvizjes së të drejtave të njeriut në SHBA, ajo kishte një nga zërat më të shquar në muzikë, në jazz, gospel, soul, dhe bluzz.

“Të jesh këngëtare është një dhuratë natyrale. Po e përdor në shkallën më të lartë të mundshme dhuratën që Zoti më dha ta përdor. Jam shumë e lumtur”.

Stan Lee
Krijuesi i superheroit Spider Man, Fantastic Four dhe Hulk që transformoi librat komikë në një industri miliona dollarësh, duke udhëhequr atë që u bë e njohur si “Epoka e Marvelit të komikëve”.

“Sa herë që shkoj në ndonjë takim të lexuesve të librave komikë, të paktën një fans do të më pyesë: Cila është superfuqia më e madhe? Gjithmonë them se fati është superfuqia më e madhe, sepse nëse keni fat atëherë gjithcka shkon vaj”.

Jim Bowen
Drejtues në televizione dhe comedian që prezantoi lojën televizive Bullseye.
Jerry Maren
Aktor, i fundit i mbijetuar nga Munchkin, dhe ndoshta i mbijetuari I fundit i produksionit të filmave klasike të 1939 The Ëizard of Oz.

Stefan Karl Stefansson
Aktori irlandez i njohur për rolin e tij të Robbie Rotten në programin televiziv për fëmijë LazyToën, ku ka edhe role të tjera në televizione irlandeze.

Montserrat Caballe
Soprano spanjolle e njohur për repertorin e gjerë dhe teknikën e bel canto, por do të mbahet mend për duetin e saj me Freddie Mercury që u bë edhe kënga e Olimpikeve të Barcelonës në 1992.

Tim Bergling, i njohur Avicii
Muzikant suedez, DJ, remixer dhe prodhues disqesh që u bë një nga yjet e muzikës dance.

Mac Miller
Rapper amerikan dhe prodhues muzike që i dha shumë muzikës në SHBA. Puna e tij shpesh u përfshi edhe me historinë personale dhe abuzimi me substancat narkotike.

Ray Thomas
Bashkëthemelues i Moody Blues. Ai luaji instrumente të ndryshme, por ishte I njohur per performancën në flaut dhe në solo me hitin “Night in White Satin”.
Hugh Masakela

Babai i muzikës jaz afrikane që amplifikoi opozicionin e vet me aparteidin. I njohur me hitet e tij për lirimin e Nelson Mandelës.

Vic Damone
Këngëtar amerikan baladash me një stil romantic dhe që me hitin “On the street ëhere you live” qëndroi në krye të klasifikimeve dhe në UK në 1958.
Joe Jackson
Babai i familjes së talentuar muzikore Jackson – I vendosur në qëndër të fotografisë. I dha jetë familjes dhe famën për fëmijët e tij duke përfshirë Michael, Janet dhe LaToya.

Fenella Fielding
Aktore inteligjente dhe e qeshur që ka luajtur edhe Shakespeare por që mbahet mend për batutën e famshme në Carry on Screaming “Do you mind if I smoke”?

Peter Stringfelloë
Pronar klubesh nate i njohur për reputacionin e tij me femrat. Ishte i njohur si Mbreti i Klubeve.

Trevor Bayliss
Shpikësi i njohur i radiove që krijoi me qindra platforma që ndihmonin dhe njerëzit që kishin problem të ndryshme shëndetësore.
Ëinnie Madikizela-Mandela
Bashkëshorte e Nelson Mandelës që luftoi rëndë aparteidin në Afrikën e Jugut dhe mbrojti të drejtat e njeriut. Reputacioni i saj u dëmtua me vonë kur u akuzua për vrasje që i ka mohuar.

John McCain
Hero i luftës amerikane në Vietnam, një nga personalitetet më të rëndësishme politike në Amerikë, ka përfaqësuar Arizonën në Senatin Amerikan. Një republican që në 2008 mori pjesë në zgjedhjet presidenciale duke humbur përballë Barack Obamës.

George W. Bush
Presidenti i 41-të i SHBA. Ishte zv.president gjatë presidencës së Reganit.
Barbara Bush
Ish-zonja e parë dhe e dyta në historinë e SHBA që ishte gruaja e një presidenti dhe mamaja e një presidenti tjetër. Nuk ishte e kenaqur të pranonte rol pasiv si grua në politikë.

John Young
Astronaut amerikan që ishte i pari komandat dhe udhëtoi në hënë për së dyti., Ai eci në Henë në 1972 si komandant I Apollo 16. I nënti nga 12 njerëzit që kanë vënë këmbë në hënë.

Margot Kidder
Aktore që mori famë me Lois Lane në filmin “Supermeni” së bashku me Christopher Reeve në vitet 1970-1980. Më vonë hyri në politikë dhe u bë aktiviste e të drejtave të njeriut.

Penny Marshall
Aktore amerikane, shkrimtare dhe drejtore që ka dalë në shumë seri telvizive. Ka luajtur krah emrave Robert de Niro apo robin Ëilliams dhe është nominuar për Academy Aëards.

Kofi Annan
Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB që ka fituar edhe cmimin Nobel me organizimin e jetës së tij kundër varfërisë, padrejtësisë dhe sëmundjeve. Luftoi në majat më të larta të diplomacisë.

Vichai Srivaddhanaprabha
Biznesmen dhe pronar i klubit të Leicester. Ai e bleu ekipin në 2010 dhe në 2012 ata luajtën në Premier League e më pas fituan titullin në 2016.

Lord Carrington
Konservator britanik ish sekretar i jashtëm, sekretar i përgjithshëm i NATO dhe i dërguari i paqes në ish jugosllavi. Peter Carington ka marrë edhe Kryqin e kuq në luftën e dytë botërore.

Sir Peter Tapsell
Parlamentar konservativ britanik që shërbeu për më shumë se 50 vjet me 9 lidera konservatorë dhe u bë Babai I Parlamentit.

Maria Bueno
Teniste braziljane ndër më të suksesshmet që ka marrë më shumë se 19 tituj gjatë viteve 1950-1960.

Roy Bentley
I mbijetuari i fundit i fituesve të kupës së vitit 1950 nga britania si lojtar i Chelsea, por edhe kapiten. Ka shënuar 150 gola në 367 ndeshje.

Ray Wilkins
Ish-mesfushor i Anglisë, i cili luajti për Chelsea, Manchester United, AC Milan, Rangers dhe QPR.

Mary Ellis
Aviatore dhe anëtare e Air Transport Auxiliary. Një nga gratë e para që fluturojnë me Spitfires, bombardues të rëndë.

PUBLICITET