Banorët e dëmtuar në zonën e Nëshkodrës qëndrojnë në pritje të komisioneve të vlerësimit që më pas të kompensohen nga qeveria.

Mirëpo kjo gjë duket se nuk do të ndodhë si për ironi të fatit ashtu siç u veprua edhe me vitet e 2010-2011 ku këta banorë nuk u dëmshpërblyen.

Për kreun e njësisë administrative Ana e Malit kjo është e vetmja mënyrë që banorët të rindezin shpresat për të nisur një jetë të re në këtë zonë.

Sipas Cenit problemi aktualisht është tek bagëtitë të cilat rrezikojnë të ngordhin për shkak se prej 10 ditësh fermerët nuk furnizohen me bazë ushqimore për bagëti

Për të minimizuar fenomenin e përmbytjetjeve kërkohet një investim afatgjat që konsiston në ndërtimin e argjinaturave, me ndërhyrje në lumin Buna thotë Ceni i cili tregon se është i informuar se projekti është në duart e organeve kompetente.

Përmbytja ka gjunjëzuar të gjithë banorët e nënShkodrës të cilët prisnin për të marrë prodhimin e stinës i cili fatkeqësisht i është dëmtuar totalisht.

 

Artikulli paraprakZHDUKET ‘DESPACITO’, VIDEO MË E KLIKUAR NË YOUTUBE
Artikulli tjetërUJI I PIJSHËM NË ZONAT E PËRMBYTURA