Një grup banorësh të fshatrave të Shirqit, Mushanit dhe Suka Dajc kanë protestuar paraditen e kësaj të merkure ndaj OSHEE e cila edhe pse janë të përmbytur i ka ndërprerë energjinë elektrike me pretendimin se janë debitor.

Banorët e pranojë një fakt të tillë por thonë se edhe shteti është debitorr ndaj tyre pasi nuk kanë marrë akoma dëmshpërblimet e premtuara të viteve 2010-2011

Një prej banorëve shpreh çudi kur i kanë thënë se është debitor dhe në sistem del që ai nuk i ka asnjë lek borxh OSHEE-së

Në 2015 Keshilli i Ministrave mori një vendim që banorët e përmbytur të kompensohen që të kryhet procedura e kompensimit me borxhin e akumuluar të energjisë elektrike.

Banorët janë dakord që të kryejnë detyrimet e prapambetura por njëkohësisht kërkojnë dëmshpërblimin e përmbytjeve nga ana e shtetit.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE