Propozimet për të ngritur një muze në burgun e Spaçit, ku regjimi komunist i Shqipërisë përdorte të burgosurit politikë për të bërë punë të detyruar, janë penguar nga mungesa e fondeve, ndërkohë që burgu i braktisur vazhdon të shkatërrohet.

Ish-të përndjekurit e Shkodrës i kërkojnë qeverisë që të investojë dhe ta kthejë atë në një muze model, cka do të sillte edhe të ardhura e fitime për shtetin.

Të përndjekurit akuzojnë direkt partinë demokratike cila e mbajti për 8 vite pushtetin dhe nuk u kujtua për këtë burg.

Premtimet për ta kthyer Spaçin në një muze nuk janë mbështetur kurrë me një buxhet.

Burgu i Spaçit nuk promovohet në asnjë prej guidave turistikë të Shqipërisë, edhe pse shoqata e Muzeut të Burgut të Spaçi vlerëson se ka pasur të paktën 3,000 vizitorë në vitin 2017.

Turistë të huaj dhe vendas kanë gjetur disi rrugën e tyre drejt këtij simboli të vuajtjes së Shqipërisë nën regjimin komunist. Ata mund të hyjnë lirshëm dhe të enden nëpër ndërtesa, por nuk do të gjejnë asnjë dritare ose derë.

Disa nga muret janë dëmtuar rëndë, por në disa vende mund të shihen ende grafitit e bëra nga të burgosurit.

Artikulli paraprakGAZETARI ‘HERO’ RAPORTON NË MES TË URAGANIT FIRENCE
Artikulli tjetërEDI RAMA NIS STUDENTËT ME “AIR ALBANIA”