Eshte e veshtire te gjesh ne Shkoder nje peme te pademtuar nga vendosja e posterave reklamues dhe njoftimeve.

Bizneset ne kete qytet po gjejne cdo dite e me shume rrugen me te shkurter per te reklamuar aktivitetin e tyre, edhe pse kjo ka nje kosto ne ndotjen e ambjentit dhe demtimin e mjedisit.

Pervec kesaj krijohet dhe nje imazh aspak pozitiv , vecanerisht pergjate pedonales “Kole Idromeno” . Ndersa ne kryeqytet eshte nderrmarrje nje nisem nga bashkia per gjobitjen e te gjithe bizneseve qe zgjedhin te tilla forma abusive reklamuese , ne Shkoder dicka e tille shihet si fare normale.

Mbikqyrja e zonave publike ehste nje praktike pak ose aspak e ndjekur ne kete qytet. Ndersa per kete situate nuk kane reaguar as ambjentalistet te cilet cdo dite kalojne ne keto rruge e megjithate nje dem I tille qe I behet pemeve dekorative nuk ka terhequr vemendjen e tyre.

Nje metode e tille abusive rrit dhe konkurencen e pandershme tek biznesi. Kjo pasi jane me qindra biznese paguajne taksa per reklamimin te aktivitetit te tyre qofte dhe brenda ambjenteve te biznnesit te tyre privat, ndersa jane me dhjetra te tjere qe shfrytezojne ahspirat publike te patrazuar nga askush, duke shmangur taksimin e duke ndikuar negativisht ne imazhin e metropolit verior.