Në ish-burgun e Spaçit në Mirditë kanë mbërritur gjatë ditës së sotme kampistët e parë veror. Ata janë të rinj të vendeve europiane, që kanë qenë nën thundrën e diktaturës komuniste, siç janë Gjermania, Ukraina, Polonia, Bullgaria dhe Shqipëria.

Gjatë këtyre ditëve kampistët do të qëndrojnë në këtë vend për të ndarë sëbashku eksperiencat e tyre për qëndrimet rreth objekteve të represionit, burgjeve edhe kampeve të internimit edhe përqendrimit.

Pjesëmarrësit shprehin entuziazmin e tyre pas mbërritjes në ish burgun e Spaçit, për atë që kanë parë edhe mësuar për këtë vend.

Unë vij nga Ukraina, nuk kisha dëgjuar më parë për burgun e Spaçit, por pranova me kënaqësi që të vi këtu për tu njohur me këtë vend.

Unë jam e kënaqur që kemi këtu përsona që kanë vuajtur në burgun e Spaçit, të cilët po na udhëheqin vizitën. Nga shprehjet e tyre unë e shoh se si ata e ripërjetojnë atë që kanë kaluar dhe e dalloj vuajtjen në sytë e tyre.

Prandaj me forcohet edhe më teper bindja që të jap kontributin dhe të bëjme diçka që dinamika të tilla të mos përsëriten më.

Burgu politik i sigurisë së lartë ku vuajtën denimet rreth 1 mijë persona. Zona e largët dhe terreni ku është ndërtuar ishin goditja e parë që u bëhej të dënuarve.

Më duhet ta pranoj nga vetë pozicioni gjeografik dhe rruga që përshkon për të ardhur në këtë vend mes maleve të thepisura, të krijohet një përshtypje ndrydhje dhe frike.Kjo është ajo goditja e parë emocionale që të jep kjo zone”.

Aktiviteti 5-ditor është organizuar nga Shoqata “Muzeumi i Burgut të Spaçit” në bashkëpunim me Komisionin Drejtësi dhe Paqe të Shqipërisë, me mbështetjen e dy organizatave gjermane.

Në mbyllje të këtij organizimi, të parit në këtij lloji, rruga që të çon drejt burgut të Spaçit do të marrë emrin Rruga e Lotëve.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, SHTOHEN PROBLEMET MENDORE TEK ADOLESHENTËT
Artikulli tjetërDENONCIMI, ADOLESHENTËT MARRIN ANTIDEPRESANTË PA RECETË