Katër burra, të cilët u arrestuan me dyshimin për kultivimin e kanabisit, janë transferuar në një qendër pritjeje të imigracionit në Ken.

Burrat, të gjithë shtetas shqiptarë që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Britani, u arrestuan pasi u zbuluan me më shumë se 1,000 bimë kanabis në Granada Trading Estate në Oldbury.

Policia gjeti fermën e drogës pasi u informua për burrat që u përpoqën të hynin në ndërtesë me një furgon të martën.

Kur policia nga West Midlands arritën në zonën ku jetonin, gjetën katër fermerët e dyshuar të drogës, të moshës 21, 22, 29 dhe 30 vjeç.

Përveç lëndës narkotike, policia gjeti edhe një armë gjahu në çati si dhe një pistoletë të fshehur në një qese.

Të dyja armët janë dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.

Fotot e marra në fermën e kanabisit, tregojnë qindra bimë, të rritur në një ambient të mbyllur.

“Zyrtarët tanë arritën në vendin e ngjarjes rreth tetë minuta pas thirrjes fillestare 999 dhe kjo na mundësoi të bëjmë arrestimet në vend”, tha Inspektori Detektiv Phil Asquith.

“Dy armët e gjetura janë dy armë më pak në rrugët tona. Ne do t’i shqyrtojmë ato për të përcaktuar nëse janë përdorur në krime apo ka pasur të shtëna”.

“Kushdo që ka dëshmuar tentativën e një bastisje ose një furgon që është larguar nga vendi i ngjarjes, të konaktojë me policinë e West Midlands”.

Artikulli paraprakBLLOKOHET MAKINA ME KANABIS, KAPEN TRANSPORTUESI DHE PRITËSI SHQIPTARË
Artikulli tjetërHIDHET NË SULM PËR TË GRABITUR, SHQIPTARIN E SPIUNOJNË