Arrestohen dy të rinj shqiptarë nga karabinierët në Ferentino të Italisë pasi u kapën me lëndë narkotike kokainë.

Mësohet se shqiptarët e arrestuar, janë Bledi Masha dhe Fjoralb Fejzo, përkatësisht 22 dhe 21 vjeç, të akuzuar për posedime të lëndëve narkotike.

Fillimisht, atyre ju gjet 1 gram kokainë, ndërsa gjatë kërkimit të mëvonshëm në një rrugë në qendër të qytetit, u zbuluan më shumë se 50 doza kokainë, që të rinjtë i kishin vendosur në dy vezë plastike.

Përveç drogës, u sekuestruan edhe 415 euro para cash të ardhura nga aktiviteti ilegal.
Ata u dërguan në qeli në dispozicion të gjykatës së qarkut të Frosinones.