Filmi “Zemra Blu” u shfaq mbrëmjen e së Hënës në kinema “Millenium” në Shkodër.

Në përmbatjen e tij ky film ka mbrojtjen e lumenjve nga zhvillimi masiv i projekteve hidroenergjitetike të projektuara për tu ndërtuar në të gjithë gadishullin.

Përgjatë 40 minutave me anë të një video-projektori u shfaqën të dokumentuara historitë e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bosnje Hercegovinës në mbështetje të fushatës për mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit.

Olsi Nika përfaqësues i shoqërisë civile njëherësh ekspert i mjedisit u shpreh se mbi 1200 persona në të gjithë Shqipërinë kanë firmosur peticionin kundër ndërtimit të Hec-eve në Shqipëri

“ Të shpëtojmë zemrën Blu” është një film i kompanisë prestigjoze kaliforniane të veshjeve sportive Patagonia, i cili tregon përpjekjet e vazhdueshme të komuniteteve lokale dhe aktivistëve të Ballkanit.

Historia e mbrojtjes së Vjosës është ajo e luftës së banorëve të Kutës në Mallakastër, organizatave e aktivistëve shqiptarë dhe betejës ligjore të suksesshme kundër ndërtimit të hidrocentralit të Poçem.

 

Artikulli paraprakRAMA MBËRRIN NË ELYSÉE, SHTRËNGIM DUARSH DHE FOTO ME MACRON
Artikulli tjetërZYRTARIZOHET MIQËSORJA SHQIPËRI-KOSOVË, LUHET MË 29 MAJ