Teksa 50 Cent dhe Tekashi69 po xhironin videoklipin e tyre në Brooklyn, dikush ka hapur zjarr mbi to. Sipas dëshmitarëve, në sheshxhirim një makinë Porsche me targa të New Jersey-t është shfaqur dhe ka qëlluar me të paktën 11 plumba.

 

Nga gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes mësohet se sulmuesi kishte përdorur një armë gjysmë-automatike 9 mm. Fatmirësisht, nuk ka patur të lënduar nga sulmi.

 

Burime pranë reperit thanë se sulmuesi nuk ka patur shënjestër këtë të fundit, por policia nuk e ka përjashtuar si mundësi. Megjithatë autoritet kanë nisur një hetim më të zgjeruar, duke parë dhe kamerat e sigurisë, por ende nuk ka asnjë person të arrestuar.

 

Nuk është hera e parë që drejt reperave amerikanë ka sulme të tilla. Rasti me i fundit ishte ai i XXX Tentacion, i cili u qëllua për vdekje në makinën e tij.

PUBLICITET