PLAGOSET RËNDË  NJË 24 VJEÇAR, SHERRI NË LOKAL. Një ngjarje e rëndë me plagosjen e një 24 vjeçari, ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qytetin e Shkodrës rreth orës 20:00 ku disa të rinjë kanë qëlluar me armë brenda ambjenteve të një lokali lotosh konkretisht në Uren Dervishg në Shkodër.

Menjëherë policia e Shkodrës pasi është vënë n dijeni të ngjarjes ka mbërritur në vendngjarje për hetimin e metëjeshme të kësaj ngjarjeje. Sipas policisë së Shkodrës, në një prej lokaleve të qytetit të Shkodrës gjatë një shkëmbimi zjarri është plagosur 24 vjecari H.P. Si pasojë e plagosjes i riu është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjatë ditëve në vijim Policia  e Shkodrës do të japë dhe informacionet për shkaqet dhe aryset e kësaj plagosjeje.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/xvh0WHY7TU0?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]