Dy shqiptarë iu kanë shpëtuar fatmirësisht plumbave ditën e djeshme në kryeqytetin grek, Athinën.

Ata janë qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar në kryqëzimin e rrugëve Sinope dhe Michalakopoulou.

Dy shqiptarët ishin në makinë, ndërkohë që autorët e sulmit ndaj tyre ishin në motor.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur asnjë person të plagosur, por vetëm panik tek kalimtarët dhe njerëzit e pranishëm.

Njëri nga shqiptarët që ndodhej në makinë, sipas medieve greke ishte pronari i një lokali në Liosia.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që nuk dihen identitetet e shqiptarëve apo të atyre që i qëlluan me armë zjarri.