Dy persona kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri mëngjesin e së dielës.

Të shtënat u regjistruan rreth orës 09:39 pranë një lokali në rrugën e quajtur Croix de Fer. Njëri nga të plagosurit u qëllua në këmbë, ndërsa tjetri u godit nga një xham i thyer. Të dy të plagosurit u dërguan në spital.

Sipas raportimit të autoriteteve, rreth 5 ose 6 persona mendohet se janë përgjegjës për ngjarjen. Ata u larguan me makinë dhe janë ende në kërkim nga policia.

Ndërsa, po hetohet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Artikulli paraprakVITI I RI SHKOLLOR, NIKOLLA MESAZH MËSUESVE: DO TË JEM ME JU ÇDO DITË DHE ÇDO ORË TË PUNËS TUAJ
Artikulli tjetër76-VJETORI I KONFERENCËS SË PEZËS, KOMUNISTËT KUJTOJNË DIKTATORIN ENVER HOXHA