Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Laçit.

Mësohet se është plagosur në këmbë shtetasi Zef Marku, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe vijuan kontrollet për kapjen e autorit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Plagosi me armë zjarri një 27 vjeçar në Laç, Policia në kohë reale identifikoi autorin

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po vijonë kontrollet për kapjen e autorit të ngjarjes.

Rreth orës 17:45, në qytetin e Laçit, si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Z.M., banues në Lezhë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasin I.Xh, ku vijon puna intensive për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .

Artikulli paraprakFSHF NË TELASHE, AUTORITETI I KONKURRENCËS NIS HETIMIN PËR TË DREJTAT TV DHE ÇMIMET E BILETAVE
Artikulli tjetërRAMA URON FUNDJAVËN ME NJË VIDEO-MESAZH NGA SHKODRA: 5 QENDRAT E REJA SHËNDETËSORE, SHEMBULL I RIPËRTËRITJES