Familja Reçi nga Gjorica e Bulqizës është terrorizuar pak minuta më parë pasi një person ka gjuajtur në ajër me armë zjarri të dyshuar automati para banesës së tyre.

Raportohet se ngjarja është raportuar nga Klodian Reçi i cili mban detyrën e Përgjegjësit të Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë.

Sipas tij, personi fillimisht ka kërcënuar verbalisht e më pas ka kërcënuar duke gjuajtur në ajër pak pranë banesës.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga të shtënat, ndërsa familja Reçi është e tmerruar. Burime thonë se ngjarja ka lidhje me detyrën që mban Klodiani si Përgjegjës i Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore.

Ai ka njoftuar policinë e Bulqizës, e cila është nisur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Artikulli paraprak“RAMA MORI BORXH 3 MLD EURO PËR RRUGËT”, AGRON SHEHAJ: JANË KEQMENAXHUAR DHE VJEDHUR ME PROJEKTE FASADASH
Artikulli tjetërGJYKATA FEDERALE REFUZOI REKURSIN E SKËNDERBEUT, “FESTON” UEFA: VENDIM I RËNDËSISHËM KUNDËR TRUKIMIT TË NDESHJEVE