Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur Aleksandër Vasili, 26 vjeç.

Ai është qëlluar me pistoletë dhe ka marrë një plumb në këmbë.26-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në një lokal në lagjen “24 Maji” të qytetit.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar disa herë me armë para një loto sporti dhe më pas janë larguar me një Jeep Cheroki.

Forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat.

Artikulli paraprakINTERPOL ROMA MERR ITALIANIN E DËNUAR PËR TRAFIK DROGE
Artikulli tjetërTJETËRSUAN 6.8 HA TOKË, ARRESTOHEN TRE PUNONJËS TË HIPOTEKËS NË KURBIN, DY NË KËRKIM