Shoqatat atdhetare kanë njoftuar mbajtjen e një tubimi nesër në orën 11:00 në Gjirokastër, në sheshin “Çerçiz Topulli”, si një protestë për shqiptarët e vrarë në Greqi ditët e fundit.

Janë jo pak, por katër persona nga Shqipëria që kanë humbur jetën, dy prej tyre në rrethana ende të paqarta.

Policia e Shtetit, respektivisht Drejtoria e Qarkut te Gjirokastres sapo ka miratuar kerkesen e Forumit Djemte e Laberise per tubimin e dites se shtune, me 8 dhjetor 2018, ne oren 11:00, ne sheshin me emrin e heroit “Cerciz Topulli”, te qytetit te Gjirokastres.

. Ftese per cdo bashkekombas brenda dhe jashte vendit, te jete i pranishem neser paradite i veshur me simbole kombetare, flamur dhe shall kuqezi… “Kush ka nje flamur(kuqezi) le te rrembeje, kush ka nje zemer(kuqezi) mos e kurseje…”

Media do të ndjekë nga afër në Gjirokastër si tubimin në qendër të qytetit ashtu edhe homazhet për të 40-at e Konstandin Kaçifës në Bularat.

Ne Gjirokastër ndodhen forcat RENEA dhe ato të anti-terrorit të cilët po mbajnë në survejim kufirin e gjelbër me Greqinë, pas dyshimeve se ekstremistë grekë, ndër ta edhe persona të shpallur “non grata” nga autoritetet shqiptare, mund të hyjnë ilegalisht në vendin tonë për të marrë pjesë në homazhet për Kaçifan.

Sipas organizatorëve, nisja nga Tirana do bëhet në orën 04:30 të mëngjesit të ditës së shtunë me autobusë nga sheshi “Nënë Tereza”, ndërsa udhëtimi do të jetë falas.

Artikulli paraprakSTUDENTËT 8 KËRKESA PËR NIKOLLËN, PËRGJIGJET MINISTRJA E ARSIMIT
Artikulli tjetër“BASHKOHUNI NË PROTESTA”, THIRRJA E KREUT TË PD, BASHA DHE KRYETARES SË LSI